Agjencia Zhurnal.mk

Tre pacientët të cilëve iu transplantua veshka janë në gjendje të mirë dhe nuk shkojnë në dializë

Shkup, 9 gusht – Liljana (42), Hristijani (19) dhe Emri (27) janë tre pacientët të cilëve u është transplantuar veshka. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk shkojnë më në dializë. Pacientët kanë filluar përsëri normalisht të funksionojnë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në profilin e saj në Fejsbuk.

“Shumë jemi krenar nga ekipi i klinikave të nefrologjisë dhe urologjisë të cilët japin maksimumin e tyre për trajtim të këtyre pacientëve. Mirënjohje e madhe edhe deri te d-r Irena Rambabova Bushletiq dhe prof. Goce Spasovski për punën e palodhshme dhe kujdesin që çdo ditë u japin pacientëve tanë. Vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin e çdo pacienti pasi nuk ka asgjë më të vlefshme të shpëtosh jetë njeriu”, thekson MSH-ja.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...