Tre persona arrestohen në Shkup, akuzohen për tregti të paligjshme

Shkup, 8 shtator – Gjatë ditës së djeshme policia, njësiti për tregti të palejuar të drogës dhe armëve ka arrestuar tre persona. Rreth orës 14:00 në qendër të Shkupit është arrestuar 36 vjeçari D.M.M. i lindur në Beograd, ndërsa jeton në Shkup, sepse tek ai është gjetur një qese me mbetje nga marijuahna. Ndërkohë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) është kryer bastisje në shtëpinë e E.R. nga Shkupi, ku është gjetur kokainë, një kilogram marijuhan dhe një peshore digjitale.Ndërsa në oborrin e objektit është privuar nga liria 33 vjeçari A.P. nga Shkupi, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Pas dokumentimit të rastit, për personat e lartpërmendur do të ngritën kallëzime adekuate.

 

Related posts

Mot me diell me vranësira lokale

Redaksia

Hoxha: Me rëndësi është që të kemi tregje për produkte bujqësore sipas standardeve të BE-së

Z H

Ganiu bashkë me nxënësit e shkollës fillore “Tefejuz” pritën zilen e parë për vitin e ri shkollor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More