Tre persona kanë tentuar të vjedhin materialin zgjedhor në Çair

nga Redaksia

Shkup, 7 maj – MPB njofton se sot në stacionin policor në Bit Pazar është raportuar se tre persona kanë tentuar të hapin derën hyrëse dhe portën e objektit të Komunës së Çairit, ku ruhet materiali zgjedhor, por pasi janë vërejtur nga punonjësi i policisë, i cili po ruante materialin zgjedhor, personat janë larguar nga vendi.

“Nuk është shkaktuar asnjë dëmtim në portë dhe as në materialin zgjedhor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More