Tre persona nga rajoni i Gostivarit nuk i kanë respektuar vendimet për karantinë

Gostivar, 1 gusht – Policia në kontrollet e fundit të personave të cilët ndodhen në izolim zbuloi tre raste të reja të shkeljes.

 

Nga SPB Tetovë informojnë se dje nëpunës policorë në kuadër të kontrolleve të rregullta të personave me vendim për izolim, lëshuar nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, konfirmuan se tre persona nuk I kanë respektuar vendimet dhe nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për persona nga fshatrat e Gostivarit Banjicë e Poshtme dhe Gradec, të cilëve paraprakisht u është dhënë vendimi për izolim dhe mjekim shtëpiak.

Muajin e kaluar në rajonin e Gostivarit u regjistruan pothuajse njëqind raste të shkeljes nga ky loj I izolimit, ndërsa një pjesë e mirë e personave kaluan përtej kufirit.

Si edhe në rastet e kaluara, ashtu edhe në të fundit, kundër tre personave do të përgatiten kundërvajtje adekuate për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” sipas nenit 206 nga Kodi penal./Zhurnal.mk

Related posts

Mickoski: Nëse fitojmë më 17 tetor, bëjmë shumicë të re parlamentare dhe Qeveri të re

D V

Mickoski: Nuk ka alternativë për anëtarësimin në BE

Z H

Ekskluzive: Ligji për Shtetësi kalon nesër në Qeveri, dorëzohet në kuvend me “flamur evropian” (video)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More