Agjencia Zhurnal.mk

Tre policë kanë vdekur deri më tani nga COVID – dyshohet se edhe një police shtatzënë

Tre zyrtarë policorë kanë vdekur prejse ka filluar pandemia COVID-19.

I pyetur për numrin e saktë të policëve që kanë vdekur deri më tani si pasojë e Coronavirusit, apo të prekur nga COVID-19 por edhe me sëmundje të tjera përcjellëse, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar tri vdekjet.

“Po është e vërtetë, nga fillimi janë tre”, ka thënë Krasniqi, duke konfirmuar rastet e vdekjes.

Por, mediat kanë raportuar se një nga zyrtarët policor, ishte edhe një police për të cilën po njoftohet se ishte shtatzënë.

Krasniqi është pyetur me shkrim edhe për këtë.

Ai nuk e ka mohuar e as pohuar lajmin që është dhënë nëpër mediat e Kosovës sot.

Për policën që po dyshohet se ka vdekur shtatzënë thuhet se ishte duke u trajtuar jashtë shteti, por që në fund ka humbur betejën me virusin Corona.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...