Tre qendra shëndetësore të rikonstruktuara në Farkë, Prush dhe Frutikulturë

nga D V

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga tre qendra shëndetësore të rilindura në Farkë, Prush dhe Frutikulturë.

Këto tre qendra i shtohen qarkut të Tiranës pas rikonstruksionit të dy qendrave shëndetësore në Bathore dhe Paskuqan

Këto qendra do të ofrojnë shërbim për 16 781 banorë, duke garantuar kujdes më të mirë dhe më të aksesueshëm për të gjithë.

Me këto qendra shëndetësore të rikonstruktuara, programi i rehabilitimit të 400 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin vazhdon me ritme të shpejta.

Përgjatë viteve 2023-2024, kanë përfunduar 60 qendra shëndetësore, duke kontribuar në një shëndetësi më të fortë për Shqipërinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More