Agjencia Zhurnal.mk

Tre të arrestuar në Iran për përpjekje për të shitur foshnja përmes Instagramit

Policia iraniane tha se ka arrestuar tre persona, nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të shesin foshnja të porsalindura përmes rrjetit social Instagram.

Shefi i policisë në Teheran, Hossein Rahimi, tha se tre individët janë gjetur me dy foshnja, njëra 20-ditëshe, tjetra dymuajshe.

Të arrestuarit thanë se i kanë marrë foshnjat nga familje të varfra “me një pagesë të vogël”.

Policia tha se foshnjat janë dërguar nën kujdesin e një organizate shtetërore të mirëqenies dhe se prindërit e tyre janë identifikuar.

Rahimi tha se policia, ditëve të fundit, ka pranuar disa ankesa nga qytetarët, që bënin thirrje për veprime kundër atyre që janë të përfshirë në tregtinë në internet të foshnjave.

Muaj më parë, policia ka thënë se anëtarët e një bande që shisnin foshnja në provincën verilindore Gorgan, janë arrestuar.

Katër gra dhe një burrë në këtë rast akuzohen se kanë identifikuar nënat e varfra dhe kanë paguar shpenzimet e tyre në spital dhe se pas lindjes ua kanë marrë fëmjët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...