Në datën 10.01.2021 rreth orës 19.40 në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit motorik të udhëtimit “Opel Korsa” me targa të Shkupit i drejtuar nga N.S.(31) nga fshati Marinë, Shkup, në të cilën si bashkëudhëtar ka qenë D.N.(37) nga Kriva Pallanka dhe automjetit motorik të udhëtimit “Shervolet Spark” me targa të Kumanovës i drejtuar nga B.M.(24) nga Kumanova. Pas aksidentit, në Spitalin e përgjithshëm të qytetit është konstatuar se N.S. ka marrë lëndime të rrënda trupore, derisa D.N. dhe B.M. kanë marrë lëndime. Është kryer inspektim në vendin e aksidentit.