Lëndime të rrënda trupore kanë marrë tre persona në një aksident trafiku që ka ndodhur dje kah mesdita në lagjen Draçevë të Shkupit.
Policia njoftoi se në ndeshje u përfshinë dy automjete
-Në datën 01.12.2020 në orën 14.20 është denoncuar se në rr. “Justinijani i Parë” në Shkup ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit të udhëtimit “Dacia Sandero”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.J.(45) nga Shkupi dhe automjeti i tipit “Pezho”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.V.(39) nga Shkupi, me të cilën është goditur edhe këmbësori M.S.K.(28) nga Shkupi – informojnë nga MPB.
Në Aksident, lëndime të rrënda trupore ka marrë bashkëudhëtari nga automjeti “Dacia Sandero” A.B.(60), ndërsa lëndime trupore kanë marrë vozitësi I.J., bashkëudhëtarja nga automjeti i njejtë M.B.(49) dhe këmbësori M.S.K., lëndime të cilat u konstatuan në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”.