Një 20-vjeçar dhe një e mitur 10 vjeçe janë përplasur nga një motor teksa ishin duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës.
Policia bën të ditur se drejtues i motorit ishte shtetasi me iniciale E. R., 27 vjeç, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur, shkruan A2 CNN.
“Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.
