Tre të plagosur pas një sulmi me thikë në Gjermani, i dyshuari është një burrë nga Kosova – zbulohen detaje të ngjarjes

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Në Halle (Saale) të Gjermanisë, një burrë goditi me thikë disa persona, përfshirë një fëmijë.

Si pasojë, siç raportojnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, kanë mbetur tre të plagosur ndërkohë që i dyshuari është arrestuar.

Po sipas mediave gjermane, incidenti ndodhi të dielën në zonën e rrugës kryesore në Halle (Saale). Tre persona u plagosën në sulmin përpara një pallati.

Sipas policisë, viktimat janë një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare dhe dy burra.

Një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë dhe një burrë 47-vjeçar u plagos lehtë, ka thënë policia.

Dy burrat theksohet se u dërguan në spital me prerje dhe plagë thike ndërsa njëmbëdhjetëvjeçarja u plagos lehtë.

Sipas policisë, sulmit i parapriu një grindje dhe mediat raportuan se niveli i zhurmës së fëmijëve ishte një temë diskutimi.

Se si ndodhën saktësisht lëndimet dhe detaje të tjera, janë ende objekt i hetimit.

Ndërkohë, mediat raportuan gjithashtu, duke cituar një dëshmitar okular, se burri sulmoi disa fëmijë me një thikë të gjatë.

Në kohën e krimit, ata ishin ulur para hyrjes së një ndërtese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More