Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Tetovë, 16 shtator – Deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, për një periudhë prej 24 orëve, tre pacientë të hospitalizuar e kanë humbur jetën për shkak të Kovid-19 në spitalin e Tetovës. Dy persona janë të moshës 69 vjeçare dhe njëri është 77 vjeç.

“Gjithsej janë 36 të shtruar në spital, numri është zvogëluar ndjeshëm. Shpresojmë që numri ende do të bjerë dhe deri në fund të javës së ardhshme të mos kemi të hospitalizuar. Ka një ulje të ndjeshme të kontrolleve ambulatore. Për ekzaminime dhe kontrolle për 24 orë janë paraqitur  43 persona. Dy prej tyre janë shtruar në spital”, tha doktoresha Miranda Pajaziti.

Edhe katër të mbijetuar nga zjarri në spitalin modular po trajtohen në spital.

Në rajonin e Tetovës janë 1082 raste aktive të pacientëve me Kovid-19.

Related posts

BDI shpreh ngushëllime dhe apelon në zbardhjen e plotë të rastit

N E

Nikollovski: Nuk kemi instrumente që të hetojmë pasurinë e funksionarëve

Z H

Evakuohen edhe shtetasit e fundit të Maqedonisë nga Afganistani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More