Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tre vajza punonjëse televizioni vriten me armë në Xhalalabad

Tre vajza që punonin për një stacion televiziv në Afganistan, janë vrarë me armë në tragjedinë e fundit të vrasjeve të shënjestruara.Raportimet thonë se tre vajzat, 18 deri në 20 vjeçare, u vranë në dy sulme të veçanta por të koordinuara, ndërsa një e katërt u plagos rëndë.

Policia tha se kanë arrestuar drejtuesin e sulmuesve, duke thënë se ka lidhje me grupet talibane.

Një valë vrasjesh ka tronditur vendin kohët e fundit, ku janë përfshirë gazetarë, aktivistë dhe figura të tjera të aktualitetit shoqeror.

Vajzat që humbën jetën sapo kishin mbaruar shkollën e mesme dhe punonin në televizionin privat Enikas TV, tha drejtori i tij Zalmai Latifi.

Rrjeti Associated Press, tha se Mursal Wahidi u sulmua me armë teksa po kthehej në shtëpi, ndërsa dy vajzat e tjera, të identifikuara vetëm si Shahnaz e Sadia – u vranë në një tjetër incident, gjithashtu duke u kthyer në shtëpi.

“Ato kanë vdekur. Të treja ishin duke u kthyer në shtëpi në këmbë kur u qëlluan,” tha Latifi për rrjetin AFP.

Vajza e katërt e plagosur ishte dërguar në spital, ku po lufton për jetën. Policia tha se janë duke kërkuar katër sulmues.

Stacioni televiziv Enikas TV tha se nga dhjetë gra që kishte në punë, katër janë vrarë tashmë, duke përfshirë dhe prezantuesen Malalai Maiwand, e cila u vra me armë në dhjetor. Për këtë të fundit mori përgjegjësinë i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Postime të ngjashme

Italia do të fillojë lehtësimin e masave kufizuese

N E

Forcimi i aleancës SHBA-Japoni e shqetëson Kinën

N E

Së shpejti vaksina “Sputnik V” do të prodhohet në Serbi

N E

Turqai me numër rekord të rasteve me Kovid-19

N E

Rusia mirëpret ftesën e SHBA, por kritikon sanksionet

N E

Rusia do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...