Tre zjarre mbrëmë në rajonin e Tetovës, nuk ka persona të lënduar

Tetovë, 13 shtator – Nga ora 19.45 deri ora 4 e mëngjesit në Tetovë dhe rajon, policia ka regjistruar tre zjarre, njërën në podrum në ndërtesë dhe dy në automjete. Në tre rastet nuk ka persona të lënduar.

 

“Mbrëmë rreth orës 1 në SPB Tetovë është lajmëruar se është paraqitur zjarr në hapësirat e podrumit të një ndërtesë në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë. Zjarri është shuar nga ekipe të Njësisë territoriale kundër zjarreve Tetovë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Mbikëqyrje do të kryhet gjatë ditës”, ka informuar Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Zjarri i parë i automjetit është regjistruar në orën 19 e 45 minuta në afërsi të pikës pagesore të stacionit Zhelinë ku është djegur një automjet ‘mercedes’ me tabela të Gostivarit. Rreth orës 3 e 50 minuta është shkaktuar zjarr i automjetit ‘shevrolet’ me tabela të Tetovës parkuar në rrugën ‘Goce Dellçev’ në Tetovë. Dy zjarret janë shuar me çka është bërë mbikëqyrje.

Related posts

Maqedoni, numri i vdekjeve nga Covid-19 mbetet i lartë

D V

LSDM: Mickoski dëshiron të përfitoj pikë politike nga tragjedia në Tetovë

D V

Tsipras kërkon miratimin e tre memorandumeve me Maqedoninë e Veriut

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com