Agjencia Zhurnal.mk

Trefishohet numri i të sëmurëve nga gripi

Shkup, 16 janar – Zhurnal.mk – Është regjistruar rritje e numrit të të sëmurëve nga gripi në vend. Javën e kaluar (prej 6 janarit e deri më 12 janar), janë regjistruar 583 të sëmurë nga gripi, që është rritje për pothuajse tre herë krahasuar me javën para saj kur ishin regjistruar 207 raste. Këtë sot e deklaroi epidemiologia Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik.

Theksoi se edhe përkundër asaj që numri i të sëmurëve është rritur dukshëm, ky nuk është numër i cili e kalon pragun e aktivitetit sezonal kur mund të thuhet se tashmë ka sezon të vërtetë të gripit.

“Përkundër të dhënave që i marrim nga mbikëqyrja virusologjike që thonë se javën e kaluar janë testuar numër më i madh i materialeve – 18 prej të cilave pesë janë pozitive, ka tre materiale pozitive të gripit të llojit N1 dhe dy të llojit A, por jo të subtipizuar së bashku me atë që para dy javësh e detektuam si lloji N3 A, tashmë kemi dukuri të llojit A, ndërsa 30 për qind dukuri të llojit B”, potencoi dr. Kuzmanovska.

Shtoi se numri më i madh i rasteve janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për shëndet publik Strumicë (166), përderisa incidencë më e lartë e regjistruar në territorin që e mbulon Njësia rajonale Dibër (209 në 100.000 banorë) me 58 raste të paraqitura.

Në sezonin 2019/2020, numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi paraqet 1.618. //Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...