Tregëtia me njerëz/ Në RMV dominon tregëtia për shfrytëzim seksual

Shkup, 29 korrik – Në kuadër të shënimit të 30 korrikut – Ditës Botërore për Luftë Kundër Tregtisë me Njerëz, sot Ministria e Punëve të Brendshme, bashkë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Organizatat Joqeveritare, me mbështetje të IOM, i riaktivizoi ekipet mobile për identifikim të viktimave dhe viktimave potenciale të tregtisë me njerëz.

 

Qëllimi i ekipeve mobile, theksoi sot Magdalena Nestorovska, koordinatore nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe emigrim ilegal, është të jenë institucionalisht stabilë, vazhdimisht dhe funksionalë në terren, me çka do të kontribuojnë drejtë përmirësimit të identifikimit të kategorive të ndjeshme të qytetarëve, përmes veprimit proaktiv në teren, sigurimin e ndihmës dhe mbështetjes dhe ndarjen e informacioneve me organet kompetente për të bërë hetime proaktive, me çka do të përforcohen kapacitetet kombëtare dhe do të rritet efikasiteti i shërbimeve.

“Puna e tyre do të jetë në drejtim të identifikimit me kohë dhe punës direkte në teren me kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve”, deklaroi ai.

Pesë ekipet mobile në Manastir, Gjevgjeli, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë janë formuar në janar të vitit 2018, përkujtoi Nestorovska, dhe janë edhe një nga aktivitetet prioritare të realizuara me sukses të parapara në planin e atëhershëm qeveritar 3-6-9 me mbështetje të IOM.

Sipas Nestorovskës, rezultatet nga veprimi i ekipeve mobile në teren janë të dukshme në sferën e identifikimit dhe udhëzimit.

Në periudhën mars 2018 – dhjetor 2019, ekipet mobile fillimisht kanë kontraktuar, informuar dhe asistuar 797 persona edhe atë 719 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 78 shtetas të huaj, prej të cilëve ishin detektuar 14 viktima të tregtisë me njerëz. Të gjitha ato ishin të gjinisë femërore, prej të cilëve 10 fëmijë dhe katër të rritur, si dhe 190 viktima potenciale të tregtisë me njerëz dhe 593 persona të kategorisë së ndjeshme, prej të cilëve 318 burra dhe 275 gra.

Roli i MPPS në atë që nënkupton parandalim dhe punë me viktimat e tregtisë me njerëz është me rëndësi të madhe, potencoi Elena Grozdanova, këshilltare shtetërore për mundësi të barabarta në MPPS. Pikërisht për shkak të kësaj, theksoi ajo, MPPS që nga fillimi është e përfshirë në të gjitha aktivitetet.

Detyra më e rëndësishme e MPPS dhe institucioneve nën kujdesin e Ministrisë, të cilat janë Qendrat për Punë Sociale në këtë rast, tha Grozdanova, është veprimi proaktiv, zbulimi ose njohja e viktimave të supozuara të trafikimit ose viktimave të trafikimit dhe promovimit të bashkëpunimit dhe komunikimit me të gjitha institucionet kompetente në nivel lokal dhe qendror, me qëllim që të takohet sa më parë viktima në lidhje me respektimin e të drejtave të saj, si dhe sigurimin e një programi të përshtatshëm ose zhvillimin e një programi individual për risocializimin dhe riintegrimin e këtyre viktimave, shumica e të cilëve janë të mitur.

Përndryshe, në mënyrë aktive funksionon edhe Qendra për Viktima të Tregtisë me Njerëz, ndërsa në të punon edhe OJQ Porta e hapur.

Sonja Bozhinovska Petrushevska, udhëheqëse e zyrës së IOM në Shkup theksoi se të dhënat nga viktimat e asistuar tregojnë për atë se tregtia me njerëz me qëllim shfrytëzimin seksual është formë dominuese, megjithatë ekzistojnë edhe viktima të tregtuara për shkak të shfrytëzimit për punë dhe martesa të detyruara. Ajo theksoi se shumica e viktimave të identifikuara janë adoleshentë nga gjinia femërore.

Për Lupço Markudov, shef i Njësisë për Tregti me Njerëz dhe Trafikim të Emigrantëve dhe ndihmë udhëheqës i njësisë nacionale për çrrënjosjen e emigrantëve dhe tregtisë me njerëz, përvoja nga vitet paraprake ka treguar se ekipet mobile janë ide e mirë dhe për këtë rifillojnë me punë.

Pritjet janë, potencoi ai, të jenë më të suksesshëm, ndërsa si edhe deri më tani do të punojnë me kategori të ndjeshme, mbështetje dhe ndihmë të tyre dhe identifikim të viktimave mes tyre.

Related posts

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta fillojë seancën e 50-të

N E

Kemi Qeveri me makina luksoze, e zjarrfikës me makina të vjetra – tha Sela

N E

A po mjekohen sipas protokoleve pacientët e prekur nga Covid? Flet Filipçe

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More