Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

“Tregime të moçme shqiptare”, falas online në shqip-italisht

Qendra e Botimeve për Diasporën “Kuteli në pesë gjuhë” sjell në italisht legjendat e Mujit, Halilit, Gjergj Elez Alisë, Ymer Agës, Kështjellës së Rozafës.

Legjendat e Mujit, Halilit, Gjergj Elez Alisë, Ymer Agës, Kështjellës së Rozafës etj tani do të flasin edhe në gjuhën italiane falë projektit të Qendrës së Botimeve për Diasporën “Kuteli në pesë gjuhë”. Sot QBD ka publikuar falas online botimin dygjuhësh shqip-italisht, një përmbledhje të “Tregime të moçme shqiptare”, përkthyer nga Eugenio Scalambrino dhe redaktuar nga Renata Martini në gjuhën italiane.

Janë dhjetë tregimet e përzgjedhura nga vëllimi “Tregime të moçme shqiptare”, me autor Mitrush Kutelin të cilat do të jenë në pesë gjuhë, shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-gjermanisht dhe shqip-frëngjisht. Tregime të njohura si “Rozafati”, “E bija e Hënës dhe e Diellit”, “Besa e Kostandinit”, “Gjergj Elez Alia”, “Ymer Agë Ulqini”, “Muji dhe Zanat”, “Omeri i Ri”, “Dasma e Hysen Kraposhnikut”, “Halili pas vdekjes” dhe “Skënderbeu e Ballabani”.

Këto tregime dhe përralla do të shërbejnë për zgjerimin e njohurive, marrjen e informacionit dhe kultivimin e dijeve të nxënësve në Diasporë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën amtare. Ky botim shërben edhe si tekst ndihmës për shkollat në Diasporë, me qëllim thellimin e njohurive të tyre mbi gjuhën shqipe.

Postime të ngjashme

Smithsonian rihap tetë nga muzetë e famshëm

S.B.

Monumenti i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare

S.B.

Jean-Michel Basquiat artisti i parë me dy vepra në ankand

S.B.

Rikthehet muzika në La Scala

S.B.

Albert Z. Zholi: “Melodia e jetës” vëllimi me drithërime poetike i Lumnie Hotit

S.B.

Filmi i Blerta Bashollit, “Zgjoi” do të shfaqet në rrjete kinemash në tri kontinente

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...