Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Tregjet dalëngadalë po e humbin betejën me super marketet

Shkup, 6 tetor – Zhurnal.mk – Tregjet e gjelbërta dalë ngadalë e humbin luftën me supermarketet e mëdha ku shiten pemë dhe perime. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por si arsye kryesore është mundësia që në një vend të blihen të gjitha produktet e nevojshme për në shtëpi, dhe njëkohësisht mund të paguhet me kartelë, shkruan Zhurnal.

Edhe shitësit në tezgat e tregjeve e konfirmojnë këtë dhe thonë se viteve të fundit është ulur shitblerja. Shitësit në tregjet e gjelbërta pyeten nëse më pak po blehet përshkak fuqisë blerëse apo përshkak riorientimit të blerësve në markete.

“Kohëve të fundit ka më pak blerës dhe ata që blejnë më së shumti blejnë shpejt e shpejt duke mos i zgjedhur produktet”, thotë një shitëse në tregun e gjelbërt.

Qytetarët janë të ndarë rreth asaj se ku është më lirë dhe më me kualitet. Më të vjetrit thonë se tregjet janë vendi më ideal ku mund të blehen pemë dhe perime nga shitës të cilët i njohin, por të rinjtë thonë se për të vizituar tregun duhet të ndajnë më tepër kohë.

“Më kualitative janë produktet në market dhe mund të blej me kartelë. Në market vet mund t’i zgjedhësh, derisa në treg shitësit të japin çfarë të duan”, thotë një blerëse në market.

Mirëpo ka edhe prej atyre të cilët nuk duan të braktisin traditën që çdo të martë dhe të premte rregullisht të shkojnë në treg. Zakonisht ato janë pensionistët të cilët duan të shfrytëzojnë transportin falas urban, e kështu të shëtisin pak edhe në treg, dhe të blejnë diçka për në shtëpi.

“Në treg janë gjërat të freskëta, në market ndonjëherë nuk harxhohen dhe qëndrojnë për disa ditë. Për këtë shkak vij çdo të marte dhe të premte në treg”, thotë një pensionist.

Sipas shitësve nga ana tjetër, malli në treg është më i freskët, sepse ka shumë bujq individual të cilët vet e prodhojnë mallin dhe e shesin, ndërsa në markete, pemët dhe perimet blehen në shumicë nga persona të dytë, informon Zhurnal. Është normale që njerëzit më tepër të blejnë në markete sepse e kanë gjithçka në një vend. Në treg nuk mund të blehet me kartelë dhe për shkak ndjehet konkurenca. Disa blejnë nga vendet ku u bie më afrës, por ka ehde prej atyre që kushtojnë vëmendje në çmime dhe mundësisë që vend mund t’i zgjedhin.

“Sinqerisht kisha shprehi të blej në treg, në afërsi e hapën një shitore me pemë dhe perime ku çmimet janë më të lira se në treg. Mundem vet t’i zgjedhë për dallim në treg ku më vendosin nga ana e tjetër, dhe kur ankohem, ata më ofendojnë”, thotë një blerës.

Nga ana tjetër, një numër i madh i qytetarëve konsiderojnë se në markete ka produkte më të sigurta se sa në treg dhe kjo është një nga arsyet pse përzgjedhja e tyre është marketi e jo tregu.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...