Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Tregoi se është ‘ekspert’ për këtë punë: Momenti kur piloti amerikan bëri një ‘ulje emergjente’ në mes të autostradës

Zhurnal Ads

Një pilot, fitues i disa çmimeve bëri një ‘ulje emergjente’ në një autostradë të Minesotës të mërkurën, vetëm duke goditur një automjet sapo “aterroi” në autostradën e ngarkuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani me një motor Bellanca Viking u ul dhe goditi një automjet, duke mbyllur përkohësisht një pjesë të autostradës të mërkurën mbrëma, thanë zyrtarët.

Dhe pamjet nga Departamenti i Transportit të Minesotës (MnDOT) tregojnë momentin kur 52-vjeçari Craig Gifford uli për mrekulli avionin në 35W.

Siç është bërë e ditur dy persona ishin në bord dhe autoritetet thanë se nuk u raportua për ndonjë të lënduar.

Gifford, një banor i Minneapolis, është një pilot garues aerobatik – një sport që përfshin fluturimin e avionëve në një seri manovrash.

Gifford kishte përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në konkurrencën ndërkombëtare në vitin 2017 dhe 2019 me ekipin i cili solli në shtëpi medaljen e bronzit në kampionatet botërore në Afrikën e Jugut në vitin 2017.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qytetet ku burrat dhe gratë janë më “dembelë”

S.B.

Dallgë jonormale – batica e lartë e lumit i largon makinat nga rruga në Kinë

admin

Vitaminat që ju ndihmojnë të luftoni stresin

T E

Njerëzit në Japoni janë duke hipur në aeroplanët e rremë për të bërë pushime virtuale nëpër botë

admin

Si ushqehen bletët, pamje në xhirime të ngadalësuara

admin

Si stërviten truprojat e presidentëve dhe personave të famshëm?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...