Trendafilova hedh poshtë kërkesën e Thaçit për vetëtërheqjen e saj

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të datës 16 gusht, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës  së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm.

 

Dhomat e Specializuara të Kosovës emërtim zyrtar i Gjykatës Speciale mohojnë përfshirjen  e krye gjyqtares në çfarëdo manipulimi ne caktimin e paneleve.

”Presidentja tutje kujton se ajo deri tani ka krijuar përbërje të ndryshme të kolegjeve të Gjykatës së Apelit nga katër gjyqtarët e njëjtë. Akuzat që kryetarja e Gjykatës, qëllimisht largoi një gjyqtar është në kundërshtim me praktikat ekzistuese”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sikur në vendimin refuzues në rastin Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, ku u kërkua po ashtu  përjashtimi i Trendafilovës edhe në atë për Thaçin Specialja mohon krejt mundësitë për ndërhyrje politike.

Avokatët e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Holandë, pretendojnë se kryetarja e Gjykatës si dhe kryeprokurori Jack Smith në një takim me diplomat të huaj kanë tejkaluar kompetencat e tyre.  Flitet për një takim në dhjetor të 2020-ës.

”Presidentja tutje kujton se ajo deri tani ka krijuar përbërje të ndryshme të kolegjeve të Gjykatës së Apelit nga katër gjyqtarët e njejtë. Akuzat që kryetarja e Gjykatës , qëllimisht largoi një gjyqtar është në kundërshtim me praktikat ekzistuese”.

Shefja e Gjyaktës Speciale më 7 shtator pritet të vizitojë Kosovën.

Kjo do të jetë e dyta vizitë e saj që nga krijimi i Speciales në gusht të 2015 nga Kuvendi i Kosovës  dhe nisja e punës në plotni të këtij Institucioni të drejtësisë që ndodhi në shtator 2020.

Related posts

Gjykimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së për krime lufte, dëshmon ish-kryetari i Duhlës

D V

Qeveria u përgjigjet kritikave për mungesë platforme në dialog: Ajo merr kuptim atëherë kur ka agjendë të dakorduar

D V

Zyra e Avokatit të Shtetit të Kroacisë: Shoferi ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar autobusin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com