Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Treni del nga binarët në tunel, së paku 36 të vdekur në Tajvan

Të paktën 36 persona vdiqën pasi një tren doli nga binarët në një tunel në pjesën lindore të Tajvanit në ditën e parë të një periudhe festash, bënë të ditur autoritetet. Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në ishull në dekadat e fundit.

Treni “408 Taroko Express” ishte duke transportuar rreth 350 persona, kur doli nga binarët të premten në mëngjes në tunelin “Qingshui” në rajonin Huaelien”, njoftoi Ministria e Transportit.

Sipas kësaj ministrie, 36 persona nuk patën shenja jete, ndërsa 44 të tjerë janë dërguar në spital me lëndime. Shumica e viktimave ishin në dy vagonët e fundit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Dhjetëra punëtorë të ekipeve të kërkim-shpëtimit, zjarrfikës dhe vetura ushtarake u dërguan në vendin e ngjarjes, ndërsa operacioni po vazhdon edhe pasdite.

Departamenti i Zjarrfikësve tha se mes 80 deri në 100 persona janë evakuuar nga katër vagonët e parë, ndërsa vagoni i pesë, i gjashtë, i shtatë dhe i tetë janë të deformuar dhe qasja brenda tyre është më e vështirë.

Ministria e Transportit tha se treni doli nga binarët në tunel, duke bërë që disa vagonë të përplasen në muret e tunelit. Besohet se ende ka udhëtarë të bllokuar në tren, sepse disa vagonë janë vështirë për t’u arritur.

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...