Getting your Trinity Audio player ready...
|
Shkup, 22 maj – Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është zhytur në kaos të komunikacionit. Sidomos në kohën e mëngjesit dhe të pasdites, nga një pikë e shkurtër prej 3-4 kilometrave nuk mund të kalosh për më pak se 30-40 minuta. Ky ngarkim i trafikut nuk ndodh as në qendrat me milliona banorë. Prandaj, nevojitet një zgjidhje urgjente e kësaj situate, qoftë me tren, metro ose tramvaj, shkruan “Zhurnal.mk”. Ministria e transportit ka filluar të realizojë projektin “treni i qytetit”, i cili në fazën e parë do të lidhë Zelenikovën, Draçevën, Aerodromit dhe Kisella Vodës, deri në Stacionin Hekurudhor të Shkupit. Ky projekt pritet të jetë funksional deri në fund të këtij viti.
Fillon projekti për tren urban!
Punimet ndërtimore do të fillojnë në vjeshtë për pjesën e parë të projektit për futjen e një treni urban në Shkup, për të cilin Hekurudhat e Maqedonisë po bëjn përgatitjen e studimit të fizibilitetit. Aktualisht po përgatit dokumentacionin për tenderin, të cilin njofton se do të shpallet së shpejti. Linja e parë do të jetë nga Zelenikova, nëpërmjet Draçevës, Aerodromit dhe Kisella Vodës, deri në Stacionin Hekurudhor të Shkupit. Kjo pritet të jetë funksionale deri në fund të këtij viti.
“Zbatimi i projektit ‘treni i qytetit’ do të zhvillohet në tre pjesë. Punimet ndërtimore në pjesën e parë të projektit do të fillojnë në vjeshtën e këtij viti. Do të ndërtohen stacione të reja përgjatë linjave me qëllim që qytetarët të kenë qasje më të mirë në transportin me tren, gjë që do të lehtësojë lëvizjen e tyre nga vendbanimi i tyre në Shkup. Bazuar në të dhënat e dhëna në studimin e fizibilitetit, po përgatitet dokumentacioni i tenderit dhe së shpejti do të shpallet një tender për rindërtimin e pjesës së parë të projektit ‘treni i qytetit'”, tha drejtori i Hekurudhave Infrastrukturë, Sinisa Ivanovski.
Punimet e ndërtimit që do të zhvillohen këtë vit financohen nga buxheti i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Transportit.
Projekti do të kushtojë mbi 50 milionë euro
Në këtë pikë nuk është e mundur të thuhet për rentabilitetin e trenit të qytetit, sepse jo vetëm që duhet të merren parasysh kostot e mirëmbajtjes së binarëve, të cilat janë në kompetencë të Hekurudhave Infrastrukturë, por se kjo do të varet edhe nga numri i trenave dhe pasagjerëve, për të cilët është përgjegjës Hekurudha Transport.
Megjithatë, pritet që treni i qytetit të jetë me kosto efektive për të dy kompanitë, si dhe për qytetarët që do ta përdorin këtë transport të përshtatshëm.
Më parë nga Ministria e Transportit kanë thënë se ky është një investim i madh prej gjithsej pesëdhjetë milionë eurosh për tre linjat e qytetit.
Plani është që të realizohet një unazë siç është konceptuar, me tre gjysmërretha, nevojiten rreth pesëdhjetë milionë euro. Një pjesë e këtyre fondeve janë siguruar në buxhetin e këtij viti dhe NP “Infrastruktura Hekurudhore” së shpejti, brenda një muaji, do të shpallë një tender për ndërtimin dhe rehabilitimin e pjesës më të madhe të infrastrukturës që do të përdoret.
Lagjet shqiptare nuk duhet të lihen në harresë
Aktualisht nuk ka ndonjë informacion se cilat do të jenë platforma ose rreti i dytë dhe i tretë. Me rrethin e oarë lidhet pjesa jug-lindore e Shkupit me qendrën, prandaj nevojitet që në fazën e dytë të lidhet edhe pjesa veri-lindore dhe veri-perëndimore e Shkupit.
Me lidhjen e parë qasje në këtë tren mund të kenë vetëm banorët shqiptarë të Karshiakës, por në lidhjen e dytë, nevojitet që të lidhet edhe Karadaku i Shkupit dhe ana e Dërvenit, ose thënë ndryshe, Haraçina, Hasanbegu, Çairi, Buteli dhe Saraji e Kondova. Nëse këto pjesë të Shkupit që janë kryesisht me banorë shqiptarë, lihen jashtë këtij projekti, atëherë rrëmuja dhe kaosi në trafik sërish do të mbisundojë në zonat shqiptare, ndërsa do të ketë lehtësime vetëm në zonat e urbanizuara të maqedonasve.
Partitë shqiptare në pushtet duhet të jenë të vëmendshëm gjatë projektimit të planit për “trenin e qytetit”, që në asnjë moment mos të lihen jashtë unazës edhe komunat shqiptare. Ndryshe, qeveria me marrëveshjen e arritur për kreditim nga ana e Mbretërisë së Bashkuar ka siguruar rreth 6 miliardë euro financa, me të cilat do të mbështeten projekte zhvillimore të infrastrukturës, shëndetësisë, energjetikës etj.//Zhurnal.mk