Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Trevjeçari nga Elbasani mësoi vetë të lexonte dhe befason me numrat

Eljo lexon rrjedhshëm edhe pse është vetëm 3 vjeç.

Që 30 muajsh Eljo dinte alfabetin anglez dhe atë në gjuhën shqipe, por kur sa kishte mbushur 2 vjeç në një natë dhjetori, befasuese për Evën ishte zbulimi se i biri kishte mësuar vetë të lexonte.

“Mora librin bletë zuzuja fillova t’ia lexoj, nga mesi u lodha edhe nuk po ia lexoja siç ishin fjalët në libër edhe ai e lexoi vetë . U çuditëm. Thashë mbase e ka mësuar përmendësh se ia kisha lexuar shpesh në darkë dhe i vura gazeta e libra të tjerë përpara dhe ai lexonte vërtetë”.

Gjithashtu 3 vjeçari të surprizon me numrat.

Eljo që nuk është njësoj si fëmijët e tjerë, përvetëson habitshëm njohuritë që lexon. Ai i do librat, enciklopeditë për një moshë më të rritur se ai dhe kjo është dhurata që u kërkon gjithmonë prindërve.

Eljo di edhe të shkruajë, edhe pse në mënyrën e tij, i lënë i lirë në botën e tij me një dhunti të veçantë të pashpjegueshme nga prindërit i vetmi shqetësim i tyre është e ardhmja. Mungesa e një programi të veçantë dhe stafit të specializuar për 3 vjeçarin me inteligjencë të lartë në kopsht si dhe në vijim do të sillte dëshirën e pakët të të miturit për të dëgjuar shpjegimin e arsimtarëve për gjërat që ai tashmë i di.

“ Nuk bindet që ta mbajë lapsin siç duhet . Ky është problemi që kemi hasur sepse s’kemi gjetur institucione ku ta çojmë dhe të mësohet e nga ndonjë mësues e psikolog. Deri sa ti vijë mosha e shkollës atij do i ketë kaluar disa klasa që tani”, thotë Emiljano Riza/TCH.

Postime të ngjashme

Video që lexon buzët e Kate dhe zbulon si i thërret ajo vjehrrit të saj, princit Charles

Lea Muslija

Miliarder, udhëtar apo model? Çfarë bëri krijuesi i Telegram që e futi në telashe me agjencinë e intelegjencës ruse?

Lea Muslija

Vdes babai i 89 fëmijëve me 38 gra

Zekirija Haxhiu

Vendi ku nuk ka rënë shi që 400 vjet

Dafina Vidishiqi

Vula 7.000-vjeçe në Izrael mund të ishte përdorur për nënshkrimin e dërgesave

Dafina Vidishiqi

Enigma të cilën mund ta zgjidhin vetëm një për qind e njerëzve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...