Showbiz

Trey Songz rezulton pozitiv me COVID-19

Zhurnal Ads

Trey Songz ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Reperi dhe tekstshkruesi 35 vjeçar këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me fansat në Instagram.

“Këtu me një mesazh të rëndësishëm që ju duhet të dini se kam rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha ai. “Kam bërë disa teste pasi kam qenë duke protestuar dhe unë kam një djalë të vogël në shtëpi, kështu që kam bërë teste të njëpasnjëshme dhe fatkeqësisht këtë herë rezultova pozitiv”.

https://www.instagram.com/p/CF-zMKTh4bA/?utm_source=ig_web_copy_link

“E kam marrë këtë seriozisht”, vazhdoi ai, duke qenë se 1 prej 1000 njerëzve me ngjyrë kanë vdekur nga ky virus.

“Do të vetë-izolohem dhe do qëndroj në shtëpi derisa të shoh ndonjë shenjë negative”.

Reperi gjithashtu deklaroi se gjyshi i tij vdiq në fillim të vitit dhe ai beson se shkaku i vdekjes së tij ishte coronavirusi.

Songz ka ndarë vazhdimisht postime rreth pandemisë, gjersa inkurajoi fansat të mbajnë maskën dhe të pastrojnë duart sa më shpesh.

Postime të ngjashme

Arta Elezaj shpenzon mbi 30 mijë euro në orën luksoze

admin

Tjetër sukses i Dua Lipës, fiton çmim në ‘American Music Awards 2020’

S.B.

Reperi Mo3 qëllohet për vdekje në një autostradë në Dallas

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...