Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Tri ditë për pastrimin e mëlçisë me lëngun e bizeleve

Bizelja është një nga bimët më të para të kultivuara nga njerëzimi dhe akoma sot mbetet një nga ushqimet më të rëndësishme. Vendlindja e bizeles është Azia perëndimore dhe Afrika e Veriut. Gjurmë të bizeles janë gjetur që në shekullin e pestë para Krishtit në Egjipt dhe Gjeorgji. Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori.

Në një 100 gramë bizele gjenden 81 kalori. Bizelet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6. Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium. Këto vlera e bëjnë bizelen të shkëlqyer kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës, infeksioneve urinare, për shëndetin e kockave, parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kolesterolit të lartë, diabetit dhe kancerit në stomak.

Mënyrat e gatimit të bizeles janë zierja ose gatim në avull, megjithatë të mirat e saj mund të merren edhe nëpërmjet lëngut të bizeles që me barishte dhe fruta të tjera ofron një dozë të jashtëzakonshme vitaminash dhe mineralesh.

Lëng bizelesh, spinaqi, molle, kastraveci për detoks

Lëngu i mëposhtëm ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara gjatë ditës. Kombinimi i spinaqit, bizeles, limonit, kastravecit dhe mollës ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimit të mëlçisë dhe hidratimit të trupit.

Përbërësit:

1 grusht bizele

1 filxhan çaji spinaq

1 mollë jeshile e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat

1 limon pa lëkurë dhe bërthama

Gjysmë kastraveci

Një majë luge çaji kripë.

Kalojini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave dhe të perimeve, shtoni kripën dhe pini lëngun menjëherë. Këtë lëng mund ta pini rregullisht për tre ditë për një pastrim cilësor të organizmit nga toksinat e dëmshme që shkaktojnë një sërë sëmundjesh kronike dhe të rrezikshme. /AgroWeb.

Postime të ngjashme

Kura me mjaltë dhe limon për problemet me tretjen

Lea Muslija

Mbijeton foshnja që lindi në muajin e pestë, feston 1 vjetorin e lindjes

Lea Muslija

Organet pa të cilat mund të jetojmë

Dafina Vidishiqi

Si kufjet mund të dëmtojnë ngadalë dëgjimin, me kalimin e kohës!

Dafina Vidishiqi

Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Dafina Vidishiqi

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...