Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Tri fakte që Berisha komandon PD

Nga Dritan Hila

Në kongresin e parë që drejtonte si kryetar i PS Edi Rama, Fatos Nano nuk ishte në sallë. Militantët janë sa nostalgjikë aq edhe intuitivë për të kuptuar se jo gjithmonë ai që rri në krye të tavolinës është edhe dollibashi.

Nuk dihen shkaqet e mungeses së Nanos, por qysh nga ajo ditë socialistët kuptuan se një shef i ri komandonte. Në të kundërt historia e PS dhe Ramës do të ishte tjetër.

Prezenca e Sali Berishës në kongres tregoi se për kë rrahin zemrat e asaj që quhet “bërthama e fortë” e demokratëve dhe kush është lideri shpirtëror dhe faktik i tyre.

Së dyti, Basha u kujdes që në statut të shkruhej ai si pronar i vulës së PD. Gjynah që nuk e ka kuptuar që partitë nuk janë ndërmarrje biznesi, por mbi të gjitha frymë. Nëse në votime vlen vota e elektoratit gri, në parti vlen vota e militantit. Dhe keta nuk pyesin për statute dhe vula.

Kongresi i PD tregoi se Berishës nuk i duhet fare vula qe të komandojë zemrat e demokratëve dhe të vendosë se kush do drejtojë atë parti, gjithmonë si mëkëmbës i tij. Rishtas ia la Bashës vulën, por jo timonin.

Së fundmi, Berisha tregoi se është një kafshë politike e klasit të parë. Me dy fjalë mbylli historinë që Gaz Bardhi po e rrotullote në gojë dhe Basha nuk ia mbante ta thotë. Ka dy muaj që këta të fundit merren me sofizma ligjore, me do hyjmë në kuvend apo jo dhe nëse hyjmë si do hyjmë.

Në një minutë me dy fraza Berisha qartësoi vijën politike për vitin që vjen: “Do hyjmë dhe do rrëzojnë Edi Ramën”. Kjo quhet lidership dhe qartësi politike që demokratët kanë tetë vite që po e qajnë.

Në tetë vitë Lulzim Basha ende nuk e ka kuptuar se për një komandant nuk ka rëndësi nëse vendos drejt apo gabim, majtas apo djathtas, por duhet të tregojë vendosmëri dhe të kërkojë bindje. Dhunti qe tetë vite nuk i mjaftuan ta zhvillojë. Ndoshta i duhen edhe tetë të tjera.

Postime të ngjashme

Vjen kërkesa publike për kryeministrin Kurti

D V

Zaevi eshte treguar “vizionar” i nenshtrimit

D V

Opinion / Etiketat e turpit

R Zh

Besnikëri tribale ndaj një bajraktari: Kërkesa e SHBA që Sali Berisha të mos jetë më në Parlament dhe një varg pyetjesh për PD që kërkojnë sot përgjigje

D V

Demokratët duhet të rivotojnë nëse janë me Berishën apo SHBA

D V

Pse me ‘Top’ mbi Minishengenin Ballkanik?!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...