Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Tri ushqime të shëndetshme në sasi të mëdha mund të jenë të dëmshme: Kushtojini vëmendje

Me dëshirën për të konsumuar sa më shumë ushqime të shëndetshme dhe për ta bërë imunitetin më të fortë, mund të ndodhë që ta teprojmë dhe kështu të krijojmë një çekuilibër

Nutricionistët këshillojnë që këto tri ushqime janë shumë të shëndetshme, por nëse nuk i konsumoni në sasi të tepërt.

Karota

Kjo perime është një burim i shkëlqyeshëm i beta-karotenit, fibrave ushqimore dhe e disa vitaminave dhe mineraleve.

Megjithatë, konsumi i tepërt mund të sjellë efekte anësore të caktuara, të cilat ndodhin për shkak të beta-karotenit të tepërt, molekulës përgjegjëse për ngjyrën portokalli të karotave dhe tepricës së vitaminës A.

Uji

Edhe pse shumë herë kemi dëgjuar se sa mund të jetë e dëmshme për shëndetin pirja e pamjaftueshme e ujit, por edhe kur teprohet nuk është mirë.

Pirja e tepërt e ujit mund të shkaktojë konfuzion, çorientim, dhimbje koke, të përziera dhe të vjella. Mund të çojë gjithashtu në një rënie të natriumit në gjak, në ato nivele që veshkat nuk mund të përpunojnë më.

Panxhari i kuq

Është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve, që gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Mirëpo, në kombinim me mishin e kuq, nitratet që gjenden në panxharin e kuq formojnë nitrosamina, duke çuar në një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë.

Kjo është arsyeja pse nutricionistët rekomandojnë të konsumohen maksimumi dy rrënjë panxhari në ditë.

Postime të ngjashme

Organet pa të cilat mund të jetojmë

Dafina Vidishiqi

Si kufjet mund të dëmtojnë ngadalë dëgjimin, me kalimin e kohës!

Dafina Vidishiqi

Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Dafina Vidishiqi

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Lea Muslija

Koreja e Jugut do t’i përziejë dy vaksina të ndryshme për shkak të vonesës në furnizim

Lea Muslija

Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën ‘dështak’

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...