Tri viktima dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë shënuar tri raste të vdekjes dhe 982 raste të reja me COVID-19, nga kryerja e mbi 5700 testime.

 

Numri më i madh janë 275 raste në Tiranë, 102 në Shkodër dhe 73 raste në Durrës.

Ministria e Shëndetësisë thotë se aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë në të gjithë vendin.

Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre pacientë, duke e bërë që në total numri i personave që kanë vdekur nga fillimi i pandemisë të shkojë 2501.

Related posts

Zjarri masiv në Vlorë, arrestohen dy punonjës pastrimi-nën hetim një 14-vjeçar

D V

Ushtritë shqiptare dhe amerikane nisin trajnimin e përbashkët në Zall Herr

D V

Meta uron të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit: Mirësi, mirëkuptim, paqe dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More