Shkup, 10 qershor – Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane për Siguri të Ushqimit (EFSA), sot në Shkup organizon tribunë për rritjen e vetëdijes publike në lidhje me sigurinë e ushqimit.
Ngjarja është në kuadër të aktiviteteve të AUV-së për shënimin e 7 Qershorit, Ditës Botërore për Ushqim të Sigurt, ndërsa do të ketë fjalim drejtori i AUV-së Oliver Milanov dhe Barbara Galani, udhëheqëse e Sektorit për Komunikim dhe Partneritet nga EFSA.
Përfaqësues nga Agjencia Evropiane do të prezantojnë rolin dhe rëndësinë e EFSA-së në sistemin e sigurisë ushqimore të BE-së dhe integrimin e vendeve përfituese të IPA-s. Përfaqësues të AUV-së do të diskutojnë për rolin dhe rëndësinë e AUV në lidhje me sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshët.
Është paraparë dhe panel diskutim në të cilin do të diskutohet për nevojat nutritive dhe zakonet e të ushqyerit, si dhe për pretendimet ushqyese dhe shëndetësore.
