Tridhjetë ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua në Maqedoni

nga D V

Shkup, 18 korrik – Gjykata Penale e Shkupit vendosi 30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani. Ai do të dërgohet në burgun ekstradues në Shutkë të Shkupit. Fletarresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në Interpol, u pranua nga Gjykata Penale.

Kujtojmë se Blerim Ramadani është ndaluar dje nga Policia e Maqedonisë së Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka konfirmuar arrestimin duke treguar se dje në vendkalimin kufitar Jazhincë është ndaluar një 47-vjeçar shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli i Serbisë.

Përndyshe Blerim Ramadani është ish-ushtar i Zonës Operative të Nerodimes, ndërsa ishte arrestuar sipas fletarrestit nga Serbia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More