Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Trileri me spiune “The 355” është shtyrë për vitin 2022

Zhurnal Ads

Filmi i ri me spiune ku luan aktorja e njohur hollywoodiane Jessica Chestain, “The 355”, ka pasuar sërish ndryshim në datën e lansimit.

Projekti kinematografik i regjisorit Simon Kinberg, me një ekip aktoresh të cilat vijnë në rolin e spiuneve profesionale, pritej të lansohej nëpër kinema më 15 janar të vitit 2021.

Sidoqoftë, të hënën më 23 nëntor studioja filmike “Universal Pictures” e bëri të ditur lajmin se filmi i zhanrit triler, nuk do të fillojë së shfaquri nëpër kinema deri më 14 janar të vitit 2022, për shkak të ndikimit që pandemia e koronavirusit ka pasur në oraret e lansimeve të projekteve kinematografike, transmeton Koha.

Në rolet protagoniste të filmit “The 355” vijnë yjet: Jessica Chastain, Lupita Nyong’o, Diane Kruger, Fan Bingbing dhe Penelope Cruz.

Ai e rrëfen historinë e një grupi spiunesh nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare, të cilët duhet të punojnë bashkë për ta parandaluar krijimin e konflikteve mes shteteve dhe ndalimin e një incidenti që mund të sjellë valë tronditëse në botë. 5 gratë e guximshme dhe të talentuara detyrohen ta lënë anash rivalitetin dhe mosbesimin mes tyre, në mënyrë që ta krijojnë grupin e parë sekret të përbërë nga agjente gra në Revolucionin Amerikan.

Në film luajnë edhe aktorët, Sebastian Stan dhe Edgar Ramírez. Regjisori Simon Kinberg po ashtu e ka bashkëshkruar skenarin me Theresa Rebeck, ndërsa Jessica Chastain dhe Kelly Carmichael, vijnë në rolin e producenteve të këtij projekti.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Alex Rodriguez shpreson të martohet me Jennifer Lopez në vitin 2021

S.B.

Artistja kthehet në një ‘djall’ pas divorcit: Beqare, e keqe dhe e pasur

admin

Getinjo falënderon vitin 2020 që pas pesë viteve ia mundësoi ta pres Vitin e Ri me familje

S.B.

Rita Ora merr vëmendje me veshjen transparente, teksa fotografohet në një studio muzikore

admin

Afërdita Dreshaj shtatzënë për herë të parë, ajo dhe Jakub presin djalë

admin

Dua Lipa publikon poza provokuese nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri “Fever”

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...