Agjencia Zhurnal.mk

Tripoli, 28 të vdekur nga një sulm ajror

Qeveria libiane që mbështetet nga Kombet e Bashkuara, thotë se të paktën 28 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror në një shkollë ushtarake në kryeqytet, Tripoli.

“Një sulm ajror në një shkollë ushtarake në Tripoli ka vrarë 28 kadetë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë”, tha Amin al-Hashemi, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Poashtu të paktën 37 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësorë. Sulmi ajror ka ndodhur në zonën Hadaba, që gjendet në jug të qendrës së kryeqytetit, ku për muaj të tërë po zhvillohen luftime të ashpra. 

Qeveria me seli në Tripoli ka fajësuar për këtë sulm Ushtrinë Kombëtare Libiane, e cila nuk është përgjigjur menjëherë për këto akuza.

Tripoli ka qenë skenë e luftimeve të ashpra që prej muajit prill të vitit 2019, ndërmjet forcave të qeverisë që mbështetet nga ndërkombëtarët dhe luftëtarët e Ushtrisë Kombëtare Libiane që udhëhiqet nga gjenerali Khalifa Haftar, i cili mbështetet nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mercenarë rus.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...