Tritoli në banesën e dy motrave në Elbasan, humb jetën pas tre muajsh fqinji 26-vjeçar i dëmtuar nga shpërthimi

nga D V

26-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës. Ai u lëndua nga një shpërthim me tritol në Elbasan ndodhur më 14 korrik 2024.

Ai pësoi dëmtime të shumta në pjesën e kokës, e që prej ditës së shpërthimit ka qenë i shtruar në spitalin e Traumës.

Tritoli prej të cilit mbeti viktimë 26 vjeçari ishte vendosur në banesën e fqinjve ku jetonin dy motrat Nikolli.

Njëra prej tyre është një personazh i njohur në TikTok, Xhovana Nikolli, e njohur edhe si e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Nikolli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More