‘Trofeu Gamper’ vë sërish përballë Messin dhe Ronaldo, caktohet orari i ndeshjes Barcelona-Juventus

Më 8 gusht, në “Camp Nou”, sikurse është traditë, do të dorëzohet trofeu Gamper, i organizuar nga Barcelona, që këtë edicion do të ketë përballë si kundërshtar Juventusin.

 

Pas zyrtarizimit të “Trofeut Berlusconi”, vera e bardhezinjve “pasurohet” me një tjetër ndeshje miqësore me prestigj ndaj ekipit të drejtuar nga Ronald Koeman.

Për Massimiliano Allegrin do të jetë mundësia e parë për të provuar grupin ndaj një kundërshtari të fortë.

Lionel Messi do të jetë sërish përballë Cristiano Ronaldos, një duel mitik, që këtë herë shërben si nxehje në prag të nisjes së sezonit të ri.

Për edicionin e 56-të të “Trofeut “Gamper”, megjithatë, do të ketë një risi të rëndësishme që do t’i paraprijë përballjes midis Zonjës së Vjetër dhe “blaugranave” (ora 21:30).

Disa orë më parë, saktësisht në orën 18.00, do të zhvillohet një tjetër përballje, por mes ekipeve të fermave të Juventusit dhe Barcelonës, dy skuadra kampione në vendet e tyre. 

Related posts

Vrenezi: Përse në taekvondo ka 2 akreditime shtesë?

R Zh

Conte nuk është i interesuar të marrë drejtimin e Arsenalit apo Barcelonës

D V

Mourinho e fiton me dhjetë gola ndeshjen e parë si trajner i Romës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More