Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Troshanovski: Bullgaria dëshiron të na imponojë identitet

Shkup, 22 janar – Zhurnal.mk – Nuk do të gjendet zgjidhje derisa Bullgaria insiston të imponojë negociata për identitetin maqedonas. Kështu shprehet Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, për “Slloboden Peçat”.

Ai është pesimist se sivjet do të ketë ndonjë hapërim në integrimin evropian të Maqedonisë, por shton se bisedimet mes dy vendeve duhet të vazhdojnë, informon Zhurnal.

“Pala maqedonase nuk do të pranojë të negociojë për çështje të identitetit me Bullgarinë, aq më pak këto çështje të bëhen pjesë e kornizës negociuese. Por, edhe pse nuk dotë sjellin anëtarësim në BE, këto bisedime me Bullgarinë nuk guxojnë të ndalojnë. Dy shtetet duhet të nxjerin benegicione maksimale ekonomike nga ndërtimi i rrugëve, hekurudhën, bashkëpunimi mes kompanive etj. Por, nuk do të ndodhë ndonjë hapërim i rëndësishëm politik”, thotë Troshanovski.

Çështjet për të cilat diskutohen në komisionin për çështje historike, sipas Troshanovskit nuk janë jothelbësore dhe janë pjesë e kornizës ku ky komision do të zgjidhë çështjet e hapura të historisë.

Në pyetjen nëse komisioni shumë po meret me politikë dhe del nga mandati që e ka me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, Troshanovski thotë se nuk pritet të ketë zgjidhje në një ardhme të afërt së paku jo gjatë këtij viti.

“Për këtë them se jemi në një rrugë pa dalje, dhe se nuk do të ketë zgjidhje shumë shpejtë, së paku jo gjatë vitit 2021. Ajo që Bullgaria dëshiron të na imponojë identitet, ky është qëllimi i tyre”, thotë Troshanovski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

Moti përvëlues “ngulfat” vendin, 80-100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë

D V

Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

D V

Arkitekti z. Dashmir Arifi kandidat i PDSH-së për kreun e Komunës së Bogovinës

D V

Maqedonia e Veriut përballe me mungesën e punëtorëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...