Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Truk efikas kuzhine: Kështu bëhet sërish e freskët sallata e gjelbër e vyshkur

Zhurnal Ads

Sallata e gjelbër në tryezë në shumë shtëpi është ndër sallatat më të dëshiruara, sepse niveli i mirë i thartirës nga ajo jep energji

Mirëpo, kjo perime me fletë është shumë e ndjeshme, dhe nëse nuk ruhet siç duhet, fletët e saj shpejt do të vyshken. Aq më tepër, do të kënaqeni me shijen e gjelbër, sikur sapo ta kishit blerë, transmeton Telegrafi.

Është e thjeshtë!

∙ Qitni ujë të ftohtë në një enë dhe shtoni një lugë sheqer.

∙ Qitni fletët e sallatës në atë ujë të ëmbëlsuar dhe lëreni të qëndrojnë rreth 10 minuta.

∙ Në fund shkurtimisht shpëlani me ujë të ftohtë.

Si ka sukses ky truk?

Qelizat bimore janë të mbushura me ujë, dhe të rrethuara me membranë rezistuese ndaj ujit – e cila është e padepërtueshme për molekulat e kripës dhe të sheqerit.

Për ta barazuar dallimin në përqendrimin, uji i ftohtë hyn nëpër membranë në brendësinë e qelizave të ujit, dhe sërish bëhen “si të reja”.

Në këtë mënyrë, fletët e vyshkura sërish do të bëhen të freskëta dhe të shijshme.

Këshillë për ruajtje të sallatës

Depozitimi i drejtë i sallatës së gjelbër është shumë me rëndësi, në mënyrë që të pengoni vyshkjen e parakohshme të fletëve.

∙ Vendosni letër të njomë kuzhine në një leckë të njomur, mbështilleni sallatën dhe futeni në frigorifer.

∙ Ky truk do të jetë edhe më efikas nëse në leckë spërkatni edhe pak uthull alkooli apo lëngu limoni.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Salca tartara

Z H

Shpageta kremoze me Poli, kënaqësi që nuk do e harroni

S.B.

Smoothie kundër plakjes

S.B.

Ngrirja e qumështit: Si ta ngrini në mënyrë të shëndetshme?

admin

Shakshuka – gjellë e mrekullueshme pa mish: Specialitet i shijshëm arab të cilin kurrë nuk do ta harroni!

S.B.

Brokoli i pjekur me mjaltë dhe mustardë – i shëndetshëm dhe i shijshëm

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...