Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Trump del me një videomesazh: Tregon gjendjen me COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili po trajtohet për sëmundjen COVID-19 në një spital ushtarak pranë Uashingtonit, tha se ndihet “shumë më mirë” dhe se shpreson se “do të kthehet së shpejti”, për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Në një video 4-minutëshe të postuar të shtunën në Twitter, Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “prova e vërtetë”, ndërsa i falënderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.

“Ne do ta mundim këtë koronavirus”, tha Trump, duke shprehur optimizëm për efektivitetin e terapive kundër koronavirusit.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, të premten.

Trump, në të njëjtën ditë, u shtrua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Mjekët që janë duke e trajtuar presidentin, thanë më herët se ai është në “disponim jashtëzakonisht të mirë”, pa temperaturë dhe pa vështirësi në frymëmarrje, ndërsa një anëtar i stafit të tij tha se dy ditët e ardhshme do të jenë kritike për presidentin 74-vjeçar.

“Këtë mëngjes, presidenti ndjehet shumë mirë”, tha doktor Sean Conley. Trump ka qenë pa temperaturë për 24 orë dhe aktualisht nuk po trajtohet me oksigjen, shtoi ai.

“Ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur me përparimin që ka bërë presidenti”, tha Conley, por nuk pranoi të thotë se kur pritet të lirohet nga spitali.

Mjekët po ashtu refuzuan të thonë nëse presidenti ka kërkuar ndonjëherë oksigjen, pavarësisht pyetjeve të përsëritura nga gazetarët.

Trump, i cili po merr remdesivir përveç terapisë me antitrupa, mund të vazhdojë të punojë nga suita presidenciale e spitalit, tha Shtëpia e Bardhë.

Remdesiviri është një trajtim eksperimental anti-viral, i cili jepet në mënyrë intravenoze. Ilaçi ka treguar shenja të zvogëlimit të intensitetit dhe jetëgjatësisë së sëmundjes. Trump pritet ta marrë atë për pesë ditë.

Në video-mesazhin e publikuar të shtunën, Trump e vlerësoi edhe punën e ekipit mjekësor.

Sëmundja e papritur e Trumpit shënoi goditje mbi fushatën e tij për zgjedhjet e nëntorit. Trump do të garojë për rizgjedhje më 3 nëntor, kundrejt kandidatit demokrat, Joe Biden.

Trump e ka minimizuar në disa raste kërcënimin e pandemisë së koronavirusit dhe rrallë ka vendosur maskë./rel/

Postime të ngjashme

Investigimi/ Dosjet sekrete zbulojnë se si miliarderët amerikanë shmangin taksën mbi të ardhurat

Bekim Laçi

Stoltenberg: Rritja e Kinës sfida që duhet t’i përgjigjemi së bashku

Bekim Laçi

Netanyahu dorëzon pushtetin pa ceremoni

Bekim Laçi

Çfarë duhet të presim nga takimi Biden-Putin?

Bekim Laçi

Kina do ta kthejë provincën Zhejiang në Zonë Pilot për Begati të Përbashkët

Bekim Laçi

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...