Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Trump dënon dhunën në Capitol, pranon humbjen ndaj Biden

Presidenti Donald Trump të enjten dënoi mbështetësit e tij të dhunshëm që sulmuan Capitol-in të mërkurën dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një video-mesazh të ri, Presidenti Trump tha se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet, “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” dhe “fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit”.

Ai gjithashtu foli kundër dhunës në Capitol, duke e quajtur atë një “sulm të neveritshëm”.

Presidenti Trump tha se ishte i “zemëruar nga dhuna, si dhe shkelja e ligjit dhe rendit”.

Ai nuk foli mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Por ai u tha mbështetësve të tij se, ndërsa ai e di se ata janë “të zhgënjyer”, ai dëshiron që ata ta dinë se “udhëtimi ynë i jashtëzakonshëm sapo ka filluar”.

Kjo, sipas VOA, përbën një ndryshim qëndrimesh për zotin Trump, i cili është përballur me thirrje në rritje për dorëheqje ose shkarkim nga detyra pas trazirave të dhunshme të së mërkurës në Uashington.

Presidenti Trump për dy muaj ka këmbëngulur se ai i kishte fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, të shoqëruara me manipulime dhe parregullsi, pa dhënë prova.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, i bënë thirrje zëvendëspresidentit Mike Pence të heqë nga detyra presidentin Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin.

Postime të ngjashme

Nuk është Covid-i dhe as një asteroid, ekspertja ngre shqetësimin: Njerëzimi po kërcënohet nga…!

T E

Partnerët e SHBA kanë frikë nga ngecja me mbetjet e IS-it në Siri

S.B.

Izrael: Gjysma e popullatës ka marrë së paku dozën e parë të vaksinës

S.B.

Blair: Bashkëpunimi rreth Covid-19 mund të ketë “shkurtuar” krizën

S.B.

Kurz kërkon nga BE-ja “pasaportë të gjelbër” për të vaksinuarit ndaj Covid

S.B.

Michel: Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...