Agjencia Zhurnal.mk

Trump dëshiron të tërheq plotësisht ushtrinë amerikane nga Afganistani

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, raportohet se dëshiron të tërheq të gjitha trupat amerikane nga Afganistani për shkak të rrezikut nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni NBC, duke përmendur zyrtarë amerikanë, tha se Trump mendon se “do të ishte e dobishme për të tërhequr mijëra trupa amerikane nga Afganistani që janë në rrezik të pandemisë”. 

Lajmi thotë se aleatët po përpiqen të sprapsin presidentin amerikan nga synime të tilla.

Për NBC, zyrtarët në kushte anonimiteti thanë se një vendim i tillë është i mundur pasi Trump kishte humbur durimin me përparimin e ngadaltë të negociatave me talebanët.

SHBA-të pritet të zvogëlojnë numrin e trupave në Afganistan në 8.500, në përputhje me një marrëveshje të arritur me talebanët në muajin shkurt.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...