Bota

Trump dhe Biden mirëpresin zhvillimet drejt zbulimit të vaksinës

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, përshëndeti të hënën lajmin se një vaksinë kundër COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ishte 90 për qind efektive.

Megjithatë Biden paralajmëroi se përpara është akoma një betejë e gjatë.

“Unë i përgëzoj gratë dhe burrat e shkëlqyeshëm që ndihmuan në krijimin e këtij përparimi duke na dhënë një arsye të tillë për shpresë”, tha Biden në një deklaratë.

“Në të njëjtën kohë, është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se fundi i betejës kundër COVID-19 është akoma me muaj larg”, shtoi ai – duke theksuar rëndësinë e vazhdueshme të mbajtjes së maskave.

Ai foli ndërsa tregjet e aksioneve evropiane dhe çmimet e naftës u rritën pas njoftimit për përparimin e bërë në drejtim të zbulimit të vaksinës.

Zhvilluesit e vaksinës – kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech – thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka shqetësime për sigurinë.

Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës në fund të muajit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu e përshëndeti lajmin, duke e quajtur atë “të mrekullueshëm”.

Të hënën Biden emëroi shkencëtarët që do të udhëheqin luftën kundër pandemisë në administratën e tij.

Grupi i Punës do të drejtohet nga tre bashkëkryesues: epidemiologu dhe ish-komisioneri i Administratës Federale të Barnave (FDA) David Kessler, ish-gjenerali kirurg, Vivek Murthy dhe profesorja e shëndetit publik në Yale, Marcella Nunez-Smith.

Bordi do të ketë 10 anëtarë, duke filluar nga imunologët dhe epidemiologët, ekspertët dhe zyrtarët kryesorë të shëndetit publik.

Postime të ngjashme

Turqi, neutralizohen 3 terrorist në lindje të vendit

admin

Vendet duhet të arrijnë marrëveshje detyruese për digën e Nilit

T E

Nju Jorku mbyll shkollat publike për shkak të COVID-it

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...