Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Trump do të heq Sudanin nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Sudani do të hiqet nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit pasi të paguajë qindra miliona dollarë për viktimat e sulmeve të së kaluarës dhe familjeve të tyre.

“Lajme të shkëlqyeshme! Qeveria e re e Sudanit, e cila po bën përparim të madh, u pajtua të paguajë 335 milionë dollarë për viktimat e terrorizmit në SHBA dhe familjet e tyre”, u shpreh Trump në Twitter.

“Sapo të depozitohen mjetet, unë do ta heq Sudanin nga lista e shteteve sponzorizuese të terrorizmit. Më në fund, drejtësi për popullin amerikan dhe një hap i madh për Sudanin”, shtoi ai.

Njoftimi shënon një moment historik në marrëdhëniet midis vendeve që janë përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme pas rrëzimit të ish-udhëheqësit Omar al-Bashir në vitit 2019.

Sudani u vendos në listën e shteteve sponzorizuese të terrorizmit në vitin 1993 për akuzat se mbështeste grupet terroriste.

Në vitin 1997, Washington zyrtar vendosi sanksione ekonomike mbi Sudanin dhe i shtoi sanksionet një vit më vonë pas sulmeve ndaj ambasadave të SHBA-së në Kenia dhe Tanzani. Këto sulme u morrën përsipër nga al-Kaeda, e cila kishte përdorur Sudanin si bazën e tij të operacioneve.

Heqja e Sudanit nga lista e shteteve sponzorizuese të terrorizmit vjen përderisa administrata Trump vazhdon të kërkojë shtete tjera që do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Izraelin, pasi muajin e kaluar këtë e zyrtarizuan Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.

Është e paqartë nëse Sudani do të ndjekë shembullin, por heqja nga lista ishte e nevojshme përpara çdo zhvillimi të mundshëm diplomatik.

Pasi Sudani të hiqet zyrtarisht nga lista, në kuadër të shteteve sponzorizuese të terrorizmit do të mbeten vetëm tre shtete: Koreja e Veriut, Irani dhe Siria.

Postime të ngjashme

Britania dhe OBSH-ja kanë mospajtime për variantin e ri të koronavirusit

S.B.

Arrestime masive të protestuesve, nuk ka vende në burgjet e Moskës

S.B.

OBSh-ja: Lufta kundër Covid-it do të fitohet

S.B.

Përleshje midis protestuesve në Liban, 226 të plagosur

S.B.

Rifillojnë fluturimet nga Katari në Emiratet e Bashkuara Arabe

S.B.

SHBA konfirmon angazhimin për forcimin e NATO-s

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...