Trump lavdëron Elon Musk, thotë se një yll ka lindur

nga D V

Donald Trump ka ftuar disa persona në foltore, derisa po mbante fjalim para mbështetësve të tij në Palm Beach të Floridas.

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Republikanëve, që shpalli fitoren e tij tha se “të gjithë në sallë janë të veçantë”.

Në anën tjetër, mbështetësit e tij brohorisnin vazhdimisht emrin e miliarderit amerikan Elon Musk, transmeton Telegrafi.

“Kemi një yll të ri – një yll ka lindur, Elon Musk”, tha Trump derisa salla gumëzhinte nga thirrjet.

“Ai është një burrë i mrekullueshëm, kemi qëndruar të ulur bashkë këtu sonte. Ai i kaloi dy javë në Filadelfia në pjesë të ndryshme të fushatës në Pensilvani”, shtoi Trump.

Duke shikuar lansimin e raketës së SpaceX, Trump tha se vetëm Elon është i aftë për gjëra të tilla.

“Kjo është arsyeja pse e dua Elonin”, theksoi republikani.

Gjithashtu lavdëroi drejtorin ekzekutiv të Tesla për përdorimin e sistemit të komunikimit Starlink pas uraganit që goditi së fundmi Karolinën e Veriut – një shtet i parashikuar të fitohet nga Trump.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More