Agjencia Zhurnal.mk

Trump ngatërron çmimin Pulitzer me atë të Nobelit

Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mbrëmë derisas kritikonte gazetarët në Twitter, e ka ngatërruar çmimin Pulitzer me atë të Nobelit.

“Kur do t’i kthejnë gazetarët çmimet e tyre ‘Nobel’, për punën e tyre për Rusinë, Rusinë, Rusinë, vetëm që të dëshmohet e kundërta (në fakt ishte pala e kundërt që ka kryer krime), me qëllim që ata t’i ndahen gazetarëve të vërtetë, që kanë pasur të drejtë. Mund t’ia jap komitetit një listë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Siç raporton The Guardian, nuk dihet në kënd ka menduar presidenti amerikan, por sipas të gjitha gjasave ka dashur të kritikoj fituesit e çmimit Pulitzer për gazetari.

Disa prej fituesve të këtij çmimi gjatë vitit të kaluar kanë hulumtuar dhe analizuar udheheqësinë e Trumpit. E duke parë se ka gabuar ai ka shlyer postimin e tij, por kritikët e tij të ashpër ishin më shpejtë të cilët e ruajtën si “screen shot” postimin që më pas është shpërndarë nëpër rrjete sociale.

E presidenti Trump është munduar të arsyetohet duke thënë se deklarata ishte një sarkazëm. Kujtojmë që çmimi Nobel ndahet për hulumtime dhe gjetje në fushën e Fizikës, Kimisë, Mjekësisë, Letërsisë dhe Ekonomisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...