Bota

Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2021

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mattias Karlsson, Sekretari Ndërkombëtar i Partisë së ekstremit të djathtë të Demokratëve të Suedisë, e njohur me qasjen anti-migrante, në një deklaratë për gazetën Expressen njoftoi se Trumpin e kanë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2021.

Ai theksoi se Trump ka dhënë shumë përpjekje për një botë paqësore. “Përpjekjet e Trumpit jashtëzakonisht paqësore në Lindjen e Mesme, Ballkanin dhe Gadishullin e Koresë nuk mund të mohohen. Si Partia e Demokratëve të Suedisë kemi nominuar Trump për Çmimin Nobel për Paqe me mbështetjen e 14 deputetëve nga 11 vende të Evropës”, u shpreh ai.

Trump u nominua edhe për Çmimin Nobel për Paqe të vitit 2020

Trump ishte nominuar edhe për Çmimin Nobel për Paqe të vitit 2020, nga anëtari i parlamentit të Norvegjisë Christian Tybring-Gjedde.

Kujtojmë se Komiteti i Nobelit muajin e kaluar Çmimin Nobel për Paqe ia kishte dhënë Programit Botëror të Ushqimit (WFP) pranë Kombeve të Bashkuara (OKB).

Postime të ngjashme

Vazhdon të rritet numri i civilëve të vdekur nga sulmet e Armenisë në Azerbajxhan

admin

Kanada, policia arreston të dyshuarin për vrasje me thikë gjatë Halloween-it në Quebec

T E

Pas sulmit në Vjenë rriten thirrjet online për ekstremizëm

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...