Agjencia Zhurnal.mk

Trump për liderin e Koresë së Veriut: Mund t’iu them që i uroj shërim të shpejtë dhe shumë fat

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka uruar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, shërim të shpejtë, raporton Fox News.

Gjatë një konference për media, ai është pyetur nga gazetarët se çfarë mendon lidhur me atë që Kim Jong-Un nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se për këtë i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, transmeton Telegrafi.

“Janë publikuar disa raportime, por ne nuk dimë. Kam raporte shumë të mira me të. Mund të them vetëm që i uroj shërim të shpejtë, sepse nëse është në atë gjendje që mediat po thonë që është, atëherë i uroj fat”, ka shtuar Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se askush deri më tani nuk i ka konfirmuar raportimet e mediave, duke aluduar në lajmin e CNN që e kishte publikuar fillimisht.

“Kur CNN publikon diçka, nuk kam shumë shpresa në ato”, ka shtuar Trump.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...