Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Trump protestuesve: Shkoni në shtëpi, duhet të kemi paqe

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump ka dëgjuar thirrjen e Joe Biden për të dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë nga ekrani për t’i dhënë fund protestës nga mbështetësit e tij që ka sjellë një kaos të paprecedent në godinën Capitol në SHBA.

Trump i bën thirrje protestuesve që të shkojnë në shtëpi dhe të ketë paqe. Ai shton se e di që mbështetësit e tij ndihen të lënduar dhe u dhemb pasi zgjedhjet u vodhën, por duhet respektuar ligji dhe rendi, prandaj askush s’duhet të lëndohet nga protestat e dhunshme.

‘’E dini që ju dhemb, e dini që jeni lënduar. Ne patëm zgjedhje që u vodhën nga ne. Gjithkush e di, sidomos pala tjetër, duhet të shkoni në shtëpi tani, duhet të kemi paqe. Duhet të respektojmë njerëzit, s’duam të lëndohet askush. Duhet të kemi paqe. Ju duam, ju e patë ccfarë ndodhi.  E di si ndihesh, por shko në shtëpi dhe paqe. ‘’- tha Trump.

Postime të ngjashme

Blinken kërkon kthimin në mekanizmin e OKB-së për të drejtat e njeriut

S.B.

Çdo i treti gjerman nuk dëshiron të vaksinohet

S.B.

Dënohet me burgim “lideri i Shtetit Islamik” në Gjermani

S.B.

Gana bëhet vendi i parë në Afrikë që siguron vaksinat COVID-19

S.B.

Aksident mes një veture dhe aeroplani në California

S.B.

Studimi shpresëdhënës: ‘AstraZeneca’ ul me 94% shtrimet në spital

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...