Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Trump rinis turneun elektoral në Florida

Presidenti i SHBA Donald Trump, rinisi turneun elektoral në Florida për tubimin e tij të parë zyrtar që nga kontraktimi i koronavirusit.

“Po shkoj në Florida. Turmë e madhe!”, shkroi presidenti në Twitter, ndërsa u nis për në këtë shtet, një fushë kryesore beteje në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Fotot treguan presidentin pa maskë, ndërsa hipi në avionin e tij në Uashington.Megjithëse Trumpit i lejohet për të zhvilluar takime elektorale, udhëzimet tregojnë se ai mund të ketë nevojë të qëndrojë në izolim për t’u siguruar që nuk e përhap koronavirusin.

Ndërsa Trump ishte drejt Floridas, zëdhënësi i tij lëshoi një deklaratë duke thënë se ai ishte testuar negativ për koronavirus, pa dhënë detaje të mëtejshme./Atsh/

Postime të ngjashme

Gjermania dhe SHBA, thirrje Rusisë ti tërheqë trupat nga kufiri ukrainas

N E

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje ushtarake

N E

Komisioni Evropian zgjat kontratën me Pfizer deri në vitin 2023

N E

Joe Biden: Është koha për t’u dhënë fund luftërave të Amerikës

N E

VOA: Shtete e Bashkuara pezullojnë vaksinën Johnson & Johnson pas mpiksjeve të gjakut

N E

Agjencitë e zbulimit të SHBA: Kina, një kërcënim shumë i madh

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...