Trump shkarkon qindra kontrollorë të trafikut ajror, disa javë pas rrëzimit vdekjeprurës të aeroplanit

nga D V

Administrata Trump ka filluar të pushojë qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit (FAA), sipas sindikatës së Specialistëve Profesionistë të Sigurisë së Aviacionit (PASS), javë pas një përplasjeje fatale të aeroplanit dhe njw helikopteri në Uashington DC.

Disa qindra punëtorë të agjencisë – të cilët në përgjithësi kanë qenë në pozicionet e tyre për më pak se një vit – e morën lajmin përmes emailit vonë të premten në mbrëmje, tha një deklaratë nga kreu i PASS, Alex Spero.

Është një pjesë e një përpjekjeje për uljen e kostove, e drejtuar nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (Doge) i Elon Musk, që synon të shkurtojë në mënyrë drastike fuqinë punëtore federale, transmeton Telegrafi.

Spero i quajti shkarkimet “të turpshme”, dhe tha se ato “do të rrisin ngarkesën e punës dhe do të vendosin përgjegjësi të reja mbi një fuqi punëtore që tashmë është pakësuar”.

Duke kritikuar masën, Spero tha se FAA “tashmë është sfiduar nga mungesa e personelit” dhe se vendimi për shkurtimin e stafit ishte “i pandërgjegjshëm pas tre aksidenteve vdekjeprurëse të aeroplanit në muajin e kaluar”, duke përfshirë rrëzimin pranë aeroportit Ronald Reagan të Uashington DC, në të cilin 67 njerëz humbën jetën.

Jason King, i cili është në mesin e të pushuarve nga puna, tha se ishte i shqetësuar se si do të ndikonte masa në sigurinë e aviacionit.

Ai i tha WUSA9, se shkarkimi i njerëzve të përfshirë drejtpërdrejt me sigurinë ajrore është “shqetësues për sigurinë publike në hapësirën tonë ajrore kombëtare”.

“Siguria e aviacionit nuk duhet trajtuar kurrë si një zë buxhetor që thjesht mund të shkurtohet plotësisht”, shtoi ai.

Të hënën, një ekip nga SpaceX i Elon Musk do të vizitonte FAA për të sugjeruar përmirësime në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të SHBA-së, pas përplasjes së aeroplanit me një helikopter në Uashington DC në janar.

Megjithëse Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit nuk e ka përcaktuar ende shkakun e përplasjes, nivelet e personelit në kontrollin e trafikut ajror në aeroport, thuhet se ishin nën nivelet normale në mbrëmjen e përplasjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More