Gjatë një ngjarjeje të fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u tha gazetarëve se nuk i lejohet të drejtojë veturën.
Deklarata e tij erdhi pasi ai njoftoi vendimin e tij për të blerë një Tesla në mbështetje të Elon Musk.
“Unë do të blej një, tani këtu është lajmi i keq. Nuk më lejohet të drejtoj veturën. Dhe më pëlqen të drejtoj vetura”, tha presidenti amerikan.
Në vend të kësaj, ai tha se do ta mbante automjetin në Shtëpinë e Bardhë që ta përdorte stafi i tij, duke shtuar se ata ishin të emocionuar për këtë.
Trump shtoi gjithashtu: “Nuk më lejohet ta përdor. A mund ta besoni?”
Ashtu si të gjithë ish-presidentët e SHBA-së, Trumpit i ndalohet të drejtojë veturën në rrugë publike, një kufizim që zbatohet edhe pas largimit nga detyra.
Akti i Ish-Presidentëve i vitit 1958 e zbaton këtë rregull, duke siguruar që ish-presidentët të mbeten nën mbrojtjen e vazhdueshme të Shërbimit Sekret dhe masa të tjera sigurie.
Trump njoftoi vendimin e tij për të blerë një Tesla si një gjest mbështetjeje për Elon Musk, kompania e të cilit është përballur me reagime për shkak të përfshirjes së tij politike në administratë.