Maqedoni TOP LAJM

Trupat e Maqedonisë nisin angazhimin në kuadër të KFOR-it në Kosovë

Zhurnal Ads

Pejë, 3 nëntor – Zhurnal.mk – Misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, (KFOR), të hënën i është bashkuar kontingjenti i 27-të nga Maqedonia e Veriut.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se 44 trupa nga kazerma “Kuzman Josifovski – Pitu” në Tetovë, të udhëhequr nga kapiteni Hristijan Dimchevski, do të shërbejnë me qendër në Pejë.

“Detyrat e tyre do të përfshijnë patrullimin, sigurimin e Manastirit të Deçanit dhe ruajtjen e kampit ‘Villaggio Italia’ së bashku me kolegët e tyre italianë dhe moldavë. Elementë tjerë të kontigjentit do të punojnë si oficerë të shtabit në Shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë”, është thënë në komunikatë.

Komandanti i KFOR-jt në Kosovë, Gjeneral majori Michele Risi, ka thënë se para trupave maqedonase se “përpjekja e tyre do të ndihmojë në rritjen e lidhjeve dhe forcimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe 26 kombeve të tjera që aktualisht shërbejnë me misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR.”

Në vitin 2021, numri i pjesëtarëve të forcave maqedonase pritet të rritet në mbi 60.

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it janë prezente në Kosovë nga viti 1999.

Postime të ngjashme

Rritja e rasteve me covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ora policore nuk duket e domosdoshme

H S

VMRO-DPMNE: Qeveria është e paaftë, paraqet rrezik si coronavirusi

XH,I

Dimitrov: Nuk heqim dorë nga identiteti dhe gjuha maqedonase, as nga ardhmëria evropiane

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...